TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 21:48

Përfundon pjesa e parë/ Franca bind ndaj Austrisë, Mbape “detyron” kundërshtarin të shkaktojë autogol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Franca bind ndaj Austrisë, Mbape

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së grupit D të Kampionatit Europian. Franca ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Austrinë, por ka bindur edhe me lojën e zhvilluar deri më tani.

Goli i i vetëm i këtij takimi erdhi në minutën e 38. Mbape u shkëput bukur në fundoren e krahut të djathtë dhe krosoi në zonë. Topi i krosuar preku aksidentalisht mbrojtësin Vober dhe topi u devijua në rrjetë.


Pritet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të kësaj sfidë që po luhet në “Merkur Spiel Arena” të Dyseldorfit.

franca austria "euro 2024"

Lini një Përgjigje