TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 20:49

3 ditë që ka nisur “EURO 2024”, njihuni me ‘orakujt’ që kanë parashikuar saktë ndeshjet e Kampionatit Europian (Video)

Shkruar nga Pamfleti

3 ditë që ka nisur “EURO 2024”, njihuni me

Video të shumta speciale janë duke qarkulluar së fundmi në rrjet që kanë të bëjnë me parashikimin e Europianit. Një qen i quajturi “orakulli” Luna ka përcaktuar fituesin e takimit Itali-Shqipëri, që përfundoi 2-1 në favor të “Axurrëve”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet Luna të cilës i hidhen tre topa tenisi dhe ai vrapon duke kapur njërin. Në topa shkruhej “Itali”, “Shqipëri” dhe X, që do të thotë barazim. Qeni ka zgjedhur topin me mbishkrimin Itali, duke bërë një parashikim të saktë për takimin.

Ndërkohë “Bubi” një elefant afrikan ka arritur të gjejë fituesin e takimit Gjermani-Skoci, i fituar nga gjermanët me rezultatin 5-1. Elefanti ka zgjedhur flamurin gjerman, një shenjë kjo që ai ka zgjedhur ekipin fitues të ndeshjes.

"orakulli" luna elefanti "bubi" orakujt e "euro 2024"

Lini një Përgjigje