TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 18:36

“U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve”, reagon Hysaj pas gafës ndaj Italisë: I pranoj me vetëdije kritikat, ju e dini kush jam

Shkruar nga Pamfleti

“U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve”,

Fajtori i golit të dytë të Italisë në ndeshjen kundër Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka qenë qendra e vëmendjes së memeve me veprimet e tij qesharake gjatë ndeshjeve të fundit të kuqezinjve, që na kanë kushtuar shumë.

Jo vetëm shqiptarët, por tani atë kanë filluar ta kritikojë e gjithë Europa, për rastin e fundit, në golin e Baralës, ku shkodrani uli kokën duke lejuar topin të depërtojë dhe të shkojë në rrjetë.

Për këtë arsye Hysaj ka reaguar me anë të një story në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku i ka kërkuar falje të gjithëve për veprimin:

“U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve”,

Elseid Hysaj është kandidat për ta nisur nga minuta e parë takimin ndaj ekipit të Daliç, këtë të mërkurë. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje