
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë-Sllovaki me fitoren e sllovakëve me rezultatin e ngushtë 0-1. Pritej një fitore e madhe e belgëve, por sfida nisi keq për ta.
Sllovakia nuk humbi asnjë moment dhe me rastin e parë të rrezikshëm në zonën kundërshtare ndëshkoi djemtë e Tedeskos, duke shtangur kampin belg dhe tifozët e pranishëm në stadium.
Nga një “përgjumje” e mbrojtjes belge përfitoi “veterani” i sulmit, Ivan Shranz, me 30-vjeçarin e Slavias së Pragës, i cili mori një top nga Kucka dhe me një goditje diagonale tundi rrjetën.
Lini një Përgjigje