
A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit?
Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë. Edhe pse në fund shqiptarët humbën 2-1, rekordi i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një Kampionat Europian, nuk do të harrohet lehtë.
Pas një gabimi në rivënie të italianit Dimarko, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë e Silvinjos pas vetëm 22 sekondash lojë.
Gjithashtu rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.
Në edicionin e së dielës të “Stammplatz”, podkasti i përditshëm i futbollit i “BILD”, reporteri Fillip Arens përshkruan përshtypjet e tij nga skenat që u zhvilluan pas golit të parë të shqiptarëve.
“Një festë e tillë goli? Nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Gjithçka u shemb këtu! 50 mijë shqiptarë në stadium, këtë duhet ta imagjinoni. Thuhet se në qytet kishte rreth 100 mijë shqiptarë. Mbeta pa fjalë.”
Kështu festohet një gol rekordi. /BILD/
Lini një Përgjigje