
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Europës. Juventusi është shtangur në Torino nga Sevija, duke u mundur me rezultatin e ngushtë 0-1.
Kundërsulm i shpejtë i andaluzëve me En Nesiri, i cili i vetëm para portës nuk gaboi duke realizuar golin e avantazhit.
Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo mes Romës dhe Leverkusenit, që po luhet në “Olimpico” është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Po ashtu janë mbyllur pjesët e para edhe të dy ndeshjeve të Ligës së Konferencës. Fiorentina ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Bazelin e Taulant Xhakës. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Artur Kabral në minutën e 25.
Ndërkohë, AZ Alkmar ka triumfuar në transfertë përballë Uest Hemit me shifrat 0-1 me golin e realizuar nga Tijani Rijenders në minutën e 41.
Lini një Përgjigje