TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2023, 19:43

Eliminimi i hershëm nga Champions dhe paraqitjet e dobëta shkaktojnë pakënaqësi te PSG-ja, tifozët i “braktisin” në fundin e sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Eliminimi i hershëm nga Champions dhe paraqitjet e dobëta

Situata te PSG nuk është aspak e mirë. Francezët, pavarësisht se kanë në gjirin e tyre lojtarë të klasit të lartë, nuk po ia dalin dot të jenë protagonist. Eliminimi i hershëm nga Champions League apo edhe paraqitjet e dobëta në përgjithësi kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët.

Në të vërtetë, “Collectif Ultras Paris” ka vendosur të ndërpresë aktivitetet e tyre në tribuna deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të një përçarjeje të thellë me klubin dhe në veçanti me presidentin e tij, Naser Al-Khelaifi.

Kështu, ka mundësi që titulli të festohet pa prezencën e një prej grupeve më të zjarrta të tifozërisë. Në verë në Paris pritet një revulucion i vërtetë, për të nisur kështu një faqe të re të historisë.

psg tifozët

Lini një Përgjigje