
Gjyqtari Marko Serra vështirë se do të kthehet të drejtojë së shpejti në Serinë A. Por të paktën ai i ka shpëtuar një dënimi “zyrtar” nga Federata Italiane si pasojë e përplasjes së tij me Zhoze Murinjon.
Serra ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen mes Kremonezes dhe Romës kur pati një përplasje verbale me Zhoze Murinjon. Trajneri portugez po protestonte tek ai për një faull ndaj Marash Kumbullës, por gjyqtari i katërt iu kthye me disa fraza që tërbuan teknikun e Romës.
Ky i fundit u dënua me karton të kuq dhe u pezullua dy ndeshje, ndërsa insistoi se gjyqtari e kishte fyer. Për Serrën u hap një hetim, pasi u konstatua se ai kishte thënë “ik në shtëpi se po tallin b*** me ty”.
Megjithatë, Gjykata Disiplinore e Federatës Italiane, sot e ka cilësuar të “papranueshëm” hapjen e çështjes disiplinore ndaj gjyqtarit. Me fjalë të tjera, ajo ka vlerësuar se nuk ka autoritetin e nevojshëm për të dhënë një dënim ndaj tij, duke ia kaluar kësisoj çdo ndëshkimi të mundshëm Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.
Lini një Përgjigje