
Arturo Vidal vazhdon të jetë protagonist si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Mesfushori kilian ka marrë sërish vëmendjen e mediave në Brazil, duke dhuruar “spektakël” para policisë.
Një nga tifozët, ka kërkuar që të ketë një kujtim nga futbollisti 35-vjeçar dhe duke qenë se bluzën e kishte dhuruar, ai ka menduar që t’i dhurojë të shkurtrat e ndeshjes. E gjitha kjo, ka ndodhur para syve të policisë që po ruanin rendin në stadium.
Veprimi i Vidalit mori duartrokitje nga tifozët pranë tij, ndërkohë që edhe policia ka reaguar duke qeshur ndaj gjestit të mesfushorit. Vidal po aktivizohet me Flamengon në Brazil, pas një aventure të gjatë në Europë me klube të ndryshme.
Arturo Vidal entregando o short para a torcida e o policial dando risada. pic.twitter.com/w6BEmMFc6e
— Planeta do Futebol ???? (@futebol_info) May 11, 2023
Lini një Përgjigje