
Vora ka mundur në finalen e Kategorisë së Dytë A.F. Elbasanin në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 2-1.
Verdheblutë e nisën më mirë takimin duke gjetur rrjetën me Lleshin në minutën e 19.
Gjithsesi Avdiu u kthye në hero për skuadrën e Mërgjyshit, duke barazuar në minutën e 26 dhe më pas duke shënuar dhe golin e dytë në minutën e 78.
Verdhekuqtë e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Jaupit në minutën e 97.
Lini një Përgjigje