TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 21:28

Përcaktohet vazo në shortin e turit të parë të Champions League, fituesja e Superiores rrezikon përballjen me kampionen e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Përcaktohet vazo në shortin e turit të parë të

Finalja për titullin kampion në Kategorinë Superiore do të luhet të hënën mes Vllaznisë dhe Egnatias. Por cilado skuadër që do të dalë fituese nga dueli, e ka të qartë se në kompeticionet europiane e pret një rrugëtim shumë i vështirë.

Për shkak të koeficientit që kanë të dy skuadrat në renditjen aktuale të UEFA-s, tashmë është matematikisht e sigurt se si Vllaznia (5), ashtu dhe Egnatia (2,5), kanë një koeficient që nuk i mundëson që të jenë mes skuadrave të forta as në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve.

Cilado prej këtyre skuadrave që të sigurojë titullin dhe praninë në Ligën e Kampioneve, do të rreshtohet në vazon e skuadrave të dobëta, me rrezikun konkret që të përballet me emra si Slovan Bratislava, Kaarabak, Ludogorets, Malmo apo Zalgiris, pa harruar këtu edhe mundësinë për t’u ndeshur me kampionen e Kosovës, Dritën.

 

kampionia e superligës shqiptare champions league turi i parë eliminator

Lini një Përgjigje