
Interi dhe Barcelona përballen sot në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, për të zgjidhur mes tyre se cila është skuadra e parë që do të shkojë në finalen e madhe të Mynihut.
Dy ekipet kanë dhuruar një barazim spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, që garantoi emocione që në vërshëllimën e parë, e deri në të fundit.
Palët vijnë edhe në këtë ndeshje të dytë me probleme të rëndësishme me dëmtimet apo me formën jo optimale të disa elementëve kyç, pasi Lautaro Martinez nga njëra anë e Levandovski nga ana tjetër nuk janë në formën më të mirë. Lautaro e nis ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa polaku i Barcelonës është në stolin e rezervave.
Vlen të përmendet që Kristjan Asllani e nis këtë supersfidë nga stoli, me shpresën që do të marrë minuta përgajtë ndeshjes.
Inter: Zomer, Dumfris, Bastoni, Açerbi, Bisek, Dimarko, Çalhanollu, Mkhitarjan, Barela, Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi
Barcelona: Shezni, Kubarsí, Injigo Martinez, Gerard Martin, Erik Garsia, De Jong, Pedri, Olmo, Rafinja, Jamal, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik

Lini një Përgjigje