
Armando Sadiku është lojtari më i ri i Belinzonës në Zvicër. Ai u prezantua dje te skuadra e re, edhe pse Elbasani në Superiore e priste prej kohësh. Përmes një postimi në rrjetet sociale 34-vjeçari sqaron arsyet se përse zgjodhi Belinzonën e cila luan në kategorinë e dytë.
“Caro Ticino,
Isha vetëm 19 vjeç kur mbërrita në Ticino nga Shqipëria, me një valixhe plot ëndrra dhe zemrën plot shpresë. Unë nuk njihja askënd, por ju djema më mirëpritët, më mbështetët, më bëtë të ndihem si familje. Sot kthehem me 15 vite eksperiencë, beteja të fituara, vështirësi të tejkaluara… por me të njëjtën dëshirë, të njëjtën uri, të njëjtin zjarr brenda. Jam i lumtur të nënshkruaj me AC Bellinzona, po kthehem në një vend që e njoh mirë, mes miqve të vërtetë, mes njerëzve që më kanë dashur gjithmonë.
Falenderoj @acbellinzona1944 për këtë mundësi.
Unë nuk kthehem për të përshëndetur të kaluarën.
Po kthehem për të shkruar një kapitull të ri. Së bashku.
HAJDE BELLINZONA
Armando”, shkruan sulmuesi në rrjetet sociale
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje