TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2025, 21:35

Festë shqiptare në Bukuresht, Shkëndija shkruan historinë; eliminon Steauan dhe kalon në turin e tretë të Champions

Shkruar nga Pamfleti

Festë shqiptare në Bukuresht, Shkëndija shkruan historinë;

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Steauas së Bukureshtit, me rezultatin 1-2. Ndeshja u luajt në “Arena National” në Bukuresht. Gjithashtu maqdonasit sigurojnë edhe grupet e një kompeticioni europian për këtë sezon.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Tisoti në minutën e 28, por reagimi i kuqezinjve erdhi shumë shpejt duke barazuar shifrat pas pesë minutash me Liridon Latifin, i cili shënoi pas një topi të ardhur pas goditjes së këndit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Shkëndija jo vetëm që rezistoi, por në minutën e 78-të pati një shans fantastik për të shënuar golin e dytë, por Besart Ibrahimi bëri më të vështirën e mundshme vetëm me portierin përballë.

Goli i fitores së madhe për Shkëndijën erdhi në minutën e 87 me Vane Krstevski, i cili shënoi një gol shumë të bukur, i ndihmuar nga devijimi i një lojtari vendas dhe dalja e gabuar e portierit. Festë e madhe te kuqezinjtë, të cilët fitojnë 1-2 në Bukuresht dhe festojnë me të drejtë kualifikimin historik me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Shkëndija do të përballet me Karabagun në raundin e tretë, të cilët eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-0 irlandezët e Shelburn. Ndërsa Steaua e Bukureshtit shkon në raundin e tretë në Ligën e Europës, ku përballë do ketë një tjetër ekip shqiptar, Dritën e Kosovës.

shkëndija e tetovës steaua e bukureshtit champions league

Lini një Përgjigje