TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2026, 17:53

Panik në “Arena e Demave“, sulmuesi i Partizanit bie pa ndjenja në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Panik në “Arena e Demave“, sulmuesi i Partizanit bie pa ndjenja

Ndeshja Partizani-Elbasani ka prodhuar sërish panik tek “Arena e Demave”. Pas episodit me Saliu Sembenen në kampionat, këtë herë ishte Vusal Isgandarli që ra pa ndjenja. Sulmuesi i Partizanit u përplas me Arsen Lleshin, më pas u shtri në tokë.

Ndihma e stafit mjekësor ishte e menjëhershme. Isgandarli mundi të vazhdonte normalisht ndeshjen, pasi u përmend.

Ishte minuta e 43-të, kur ky episod ndodhi. Pjesa e parë u mbyll 1-1, ndërsa ndeshja është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Lajthia shënoi fillimisht për Elbasanin, më pas ishte Kontreras që dërgoi topin në rrjetë te Partizani.

vusal isgandarli futbollisti i partizanit

Lini një Përgjigje