
Jasir Asani është rikthyer protagonist në arenën kontinentale aziatike, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës në kompeticionin AFC Champions 2, turneu i dytë për nga rëndësia në Azi.
Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën iraniane Esteghlal, shënoi në ndeshjen e kthimit në transfertë ndaj Al Husein të Jordanisë, duke i dhënë përkohësisht avantazhin ekipit të tij.
Asani u ngarkua me ekzekutimin e një penalltie që në minutën e 10-të të takimit. Ai nuk gaboi, duke realizuar me stil “Panenka” dhe duke mashtruar portierin kundërshtar. Pas golit, futbollisti shqiptar e festoi realizimin me një festim të ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos.
Goli i hershëm i dha epërsinë e përkohshme Esteghlalit në këtë përballje të vlefshme për fazën e eliminimit direkt të kompeticionit.
Lini një Përgjigje