TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 22:43

Nuk ka përmbysje për Dinamon, Blutë i thonë lamtumirë Europës; tensione në minutat e fundit në “Air Albania” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka përmbysje për Dinamon, Blutë i thonë lamtumirë

Ishte shumë pranë ëndërrës së madhe, por nuk ia del dot në finish. Dinamo i thotë lamtumirë grupeve të Ligës së Konferencës. Blutë e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën në “Air Albania” përballë Jagiellonias. Ndeshja e parë e luajtur në Poloni kishte përfunduar me rezultatin e pastër 3-0 për vendasit.

Skuadra e drejtuar nga Ilir daja pati shansin e artë që në minutën e parë me Nanin, por tentativa e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.

Miqtë tentuan në minutën e 13 me Kobajashin, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit. 4 minuta më vonë porta dinamovite shpëtoi për mrekulli. Vendimtare ishte ndërhyrja e Aldo Teqjas që i mohoi golin polakëve.


Në minutën e 25, Dianmo pati shansin për të zhbllokuar ndeshjen me Lorenco Vilën që nuk u koordinua siç duhej në afërsi të zonës së portierit.

Në minutën e 33, tjetër moment delikat në portën e Dinamos. Trajneri Daja kërkoi faull, por për gjyqtarin ishte gjithçka e rregullt.

3 minuta më vonë, Pululu gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 41, Dejvi Bregu provoi me një gjuajtje nga distanca me të majtën, por topi shkoi mbi kuadrat.

Në minutën e 57, portieri Abramoviç bëri një pritje spektakolare, duke i mohuar golin Dejvi Bregut.

2 minuta më vonë, Bregu u rrëzua brenda zonës dhe kërkoi penallti, por gjyqtari gjeorgjian vazhdoi lojën.

Në minutën e 68, Dinamo zhbllokoi ndeshjen. Dejvi Bregu tundi rrjetën e Abramoviç.


Në minutën e 75, kryeqytetasit iu afruan golit të dytë pas një aksioni të bukur nga e majta, por nuk u finalizua siç duhej nga Hekuran Berisha.

Në minutën e 79, Jagiellonia barazoi shifrat. Blutë e Ilir Dajës pësuan gol naiv. Greku Dimitris Rallis gjeti rrugën e rrjetës.

Në minutën e 88, ndeshja u shoqërua me momente tensioni, pati përplasje mes lojtarëve në fushën e lojës.  



 

 

 

 

dinamo jagiellonia liga e konferencës

Lini një Përgjigje