
E ardhmja e Kilian Mbape po shkon në interesin e tij, duke synuar përmbushjen e vitit të fundit të kontratës dhe mosekzekutimin e klauzolës së rinovimit, që skadon më 31 korrik. Mbape nuk ka asgjë për të vendosur.
Në letrën që dërgoi në zyrat e PSG-së, talenti shprehu qartë qëllimin e tij për të mos rinovuar. Të martën, në stërvitjen e parë, presidenti i PSG-së u përpoq të tërhiqte vëmendjen e Mbapesë përmes një fjalimi, në të cilin theksoi se askush nuk është mbi klubin.
Mbape nuk e prishi terezinë. Kapiteni i kombëtares franceze nuk ka deklaruar në asnjë moment se dëshiron të largohet nga Parisi. Ai thjesht ka pranuar vitin e fundit të kontratës, pasi në të kundërt do të hiqte dorë nga një bonus besnikërie që shkon në 80 milionë euro.
Afati i, Al Khelaifit është zhvendosur nga 15 më 31 korrik. Presidenti i PSG-së e di se koha po ecën kundër tij dhe se ai nuk ka fuqi apo kompetencë për të detyruar largimin e më të paguarit në skuadër. Më 31 korrik, pikërisht, lojtari do të marrë gjysmën e bonusit të besnikërisë, 40 milionë euro, diçka që mund të ulë çmimin e tij në një transferim hipotetik.
Mbape të shtunën do të marrë fluturimin drejt Japonisë për të luajtur në turin aziatik. PSG-ja rrezikon t’i kthehet gjithçka përmbys. Lënia e tij në stol do të nënkuptonte një tërmet në Francë, vendi që e vlerëson dhe e adhuron. Gjithçka për momentin po shkon në favor të yllit francez.
Lini një Përgjigje