TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2024, 21:00

Ndezën fishekzjarrë dhe hodhën sende në fushë, UEFA gjobit Kroacinë me 28 mijë euro; ende heshtje për serbët

Shkruar nga Pamfleti

Ndezën fishekzjarrë dhe hodhën sende në fushë, UEFA

Federata e Futbollit të Kroacisë është dënuar nga UEFA për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Kroaci – Shqipëri në “EURO 2024”, në Hamburg më 19 qershor.

Tifozët kroatë ndezën mjete piroteknine dhe hodhën sende në fushën e lojës, ç’ka është në kundërshtim me rregulloren e UEFA-s. ‘Fatura’ e këtyre sjelljeve do të jetë 28 mijë euro për Federatën Kroate të Futbollit.

Kujtojmë që edhe FSHF u dënua për të njëjtën arsye në ndeshjen ndaj Italisë e duhet të paguajë 37 mijë euro gjobë. Ndërkohë, që vijon hetimi për koret e Mirlind Dakut pas ndeshjes me Kroacinë.

Nga ana tjetër, është Federata e Kosovës që ka bërë një ankesë në UEFA për thirrjet nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve, por ende s’ka një vendim përfundimtar.

federata e futbollit të kroacisë uefa

Lini një Përgjigje