
Presidenti i Samsunsporit, Juksel Jilldirim ka folur së fundmi për thashethemet që lidhnin Rei Manajn me një kalim të mundshëm te kjo skuadër.
Ai deklaroi se klubi i Sivasporit ka kërkuar 4 milionë euro për Manajn, por që gjithsesi klubi nuk ka pranuar ta paguajë dhe interesi për sulmuesin shqiptar tashmë është zbehur.
“Rei Manaj nuk është në listën tonë tashmë. Ne e menduam njëherë çfarë mund të ndodhte. Menaxheri tha për të që për lirimin e tij donin 4 milionë euro apo diçka e tillë që shkruhej në kontratën e tij” – tha Juksel.
Ai u shpreh gjithashtu se Arbnor Muja mund të largohet nga ekipi.
“Muja është i mërzitur, dëshiron të largohet. I kam thënë nëse do të gjëjë një klub, do ta lejoj të largohet. Edhe nëse dëshiron të rrijë, unë jam i kënaqur nga ai”, tha Jilldirim.
Lini një Përgjigje