TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2023, 21:04

“Mos harroni nga ka ardhur”, trajneri italian për talentin shqiptar: Ka potencial, ky është lojtari që na duhej

Shkruar nga Pamfleti

“Mos harroni nga ka ardhur”, trajneri italian për talentin

Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni, u transferua në këtë merkato vere te skuadra e Frozinones në Serinë A, teksa është duke fituar besimin e trajnerit italian Eusebio Di Françesko, që nuk i ka kursyer elozhet për futbollistin 22-vjeçar. 
 
Në një prononcim të dhënë pas ndeshjes miqësore të ditës së shtunë ndaj Salernitanës, që përfundoi në barazim 1-1, tekniku i skuadrës së Frozinones vlerësoi maksimalisht sulmuesin shqiptar, i cili numëron 6 ndeshje me Kombëtaren U-19 dhe 2 gola të shënuar. Në duelin ndaj Salernitanës, Çuni u aktivizua titullar, teksa mbante veshur fanelën me numrin 9.  

Po e filloj me Marvin Çunin. Duhet të jetë më i vendosur para porte, por është lojtar që shtyn lart dhe është pikërisht lojtari që na duhej.  

Jam shumë i kënaqur me ndikimin që ka pasur. Mos harroni se nga ka ardhur. Ka shumë potencial dhe do ta shihni”, tha Di Francesko ndër të tjera. 
 

marvin çuni sulmuesi shqiptar eusebio di françesko trajneri i frosinones

Lini një Përgjigje