TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2024, 20:23

Mitiku “Wembley” pret finalen Dortmund-Real, Marselo parashikon rezultatin e saktë dhe golashënuesit

Shkruar nga Pamfleti

Mitiku “Wembley” pret finalen Dortmund-Real, Marselo parashikon

Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Marselo, pret që “Los Blancos” të marrin një fitore 3-0 në finalen e Champions League më 1 qershor në “Wembley”.

Duke pretenduar se kampionët e Spanjës duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre, braziliani duke folur për “Madrid Xtra” tregoi edhe kush do t’ i shënojë golat, teksa përmendi emrat e Kros, Modriç dhe Vinisius

Finalja e Champions-it? Dua një fitore të qetë 3-0. Gola nga Kros, Modriç dhe Vini”.

Nga tre golashënuesit e emëruar nga Marselo, Vinisius Zhunior ka më shumë gjasa për të shënuar. Këtë sezon, braziliani ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 11 asiste.

Më pak mundësi kanë Toni Kros dhe Luka Modriç për të shënuar në finale.

Kroati e ka gjetur rrjetën vetëm dy herë në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Nga ana tjetër, mesfushori gjerman ka shënuar vetëm një herë në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në gjysmëfinale, Reali i Madridit arriti të mposhtë Bajernin e Mynihut me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Ndërkohë, Borusia e Dortmundit eliminoi PSG, duke mposhtur skuadrën franceze me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Reali i Madridit ka fituar 14 trofe të Champions League gjatë viteve, më shumë se çdo klub tjetër europian, ndërsa të shtunën paraqiten në finalen e madhe si favoritë.

marselo ish-mbrojtësi i realit finalja e champions league

Lini një Përgjigje