
Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Itihad po fiton në transfertë përballë Al Nassr. Sfida e vlefshme për 1/8 e Kupës së Arabisë Saudite, ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-2.
Ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e dytë për të tijtë. Në minutën e 47 të pjesës së parë, Mitaj dha një super pasim për Aouar, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.
Kështu, mbrojtësi nga Malësia e Madhe tregon qartë vlerat e tij dhe ndikimin në ekipin arab. Ndërkohë që ky asist vlen të theksohet se vjen para syve të Kristiano Ronaldos, që është në fushë për Al Nassr.
Mbrojtësi i Kombëtares ka fituar besimin e trajnerit të ri, Serxho Konseisao. Për të është ndeshja e tretë radhazi, që e nis si titullar. Dhe sot ndaj ekipit të Kristiano Ronaldos ka vetëm një objektiv, fitoren.
Lini një Përgjigje