
Napoli ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Leçes, në ndeshjen hapëse të javës së 9 të Serisë A. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.
Në fillim të pjesës së dytë, Leçe pati shansin e artë për të kaluar në avantazh. Huan Zhesus preku topin me dorë brenda zonës, penallti për Leçen. Goditi Françesko Kamarda, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Napolit, Milinkoviç-Saviç.
Po nuk shënove, do të pësosh, ky është ligji i pashkruar i futbollit… Në minutën e 69, Zambo Anguisa shënoi me kokë dhe kaloi Napolin në avantazh, pas krosimit nga goditja e dënimit nga David Neres. Napoli fiton 0-1 dhe kryeson me 21 pikë renditjen.
Dy mesfushorët e Shqipërisë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani ishin titullarë në takimin e sotëm.
Pas kësaj fitoreje, Napoli “blindon” kreun e renditjes, teksa momentalisht udhëheq i vetëm Serinë A me 21 pikë. Në krahun tjetër me vetëm 6 pikë pas 9 ndeshjesh, Leçe mban vendin e 16 në klasifikim.
Lini një Përgjigje