
Ka kaluar një tjetër ndeshje me ekipin e Rubin Kazan dhe Mirlind Daku vazhdon të jetë “hija” e tij në fushë. Janë plot 704 minuta për klubin dhe Kombëtaren nga goli i fundit për 27-vjeçarin shqiptar.
Bëhet fjalë për 20 shtator 2025, ndërsa kanë kaluar 9 ndeshje “thatësirë”. Sfidat e Shqipërisë për kualifikueset e “Botërorit 2026” në muajin nëntor janë afër, por forma e Dakut nuk jep shpresë nëse ai do preferohet nga Silvinjo apo do të jetë në gjendje të bëjë diferencën në Kombëtare.
Sfidat ndaj Andorrës dhe Anglisë do të japin verdiktin final nëse do mbajmë dot vendin e dytë në Grupin K, çka na mundëson fazën “play-off”. Duhet përmendur se Mirlind Daku përjetoi formën më të mirë në karrierë në nisje të këtij sezoni, ama gjithçka është “zhdukur” befasisht si golat ashtu edhe spektakli.
Lini një Përgjigje