
Derbi i madh i Londrës mes Totenhemit dhe Çelsit, i takon “Bluve”, të cilët fituan 0-1, falë golit të Zhoao Pedros në pjesën e parë.
Në minutën e 34, i jashtëzakonshmi dhe i kudondodhuri, Moises Kaisedo, përfitoi më së miri nga një top i humbur në zonë i kapitenit vendas Miky van de Ven dhe asistoi për Zhoao Pedron, braziliani e kishte fare të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
Në fund të shtesës në pjesën e parë, “Blutë” pretenduan për një karton të kuq për Rodrigo Bentankur, pasi uruguaiani shkeli me takë Ris Xhejms, por arbitri kryesor i takimit u mjaftua vetëm me kartonin e verdhë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Çelsin.
Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga të dy trajnerët respektivë, në pjesën e dytë, ku pati edhe disa kartonë të verdhë për faulle dhe ndërhyrje të gabuara, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Çelsi fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e katërt me 17 pikë pas 10 javësh, aq sa Totenhrmi i vendit të tretë, për shkak të golavarazhit më të mirë.
Lini një Përgjigje