TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 21:33

Inekzistent në fushë dhe vetëm një gol në 5 ndeshjet e fundit, bomberi shqiptar pret ftesën nga Silvinjo, por merr “shuplakë” në Angli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Inekzistent në fushë dhe vetëm një gol në 5 ndeshjet e

Sulmuesi i Shqipërisë Anis Mehmeti nuk ishte në gjendje të bënte asgjë në humbjen 1-5 që ekipi i tij Bristol Siti pësoi kundër Stok Sitit. 24-vjeçari shqiptar ishte në fushë për 68 minuta, por inekzistent, ashtu si ekipi i tij.

Pas 3 fitoresh radhazi, Bristol ka marrë “goditje” të fortë në synimin drejt Premier Ligës. Në 5 ndeshjet e fundit me skuadrën në Championship, Mehmeti numëron vetëm 1 gol dhe 0 asist, tregues se shkëlqimi i tij ka rënë.

Ende nuk ka siguri nëse trajneri Silvinjo do t’i dërgojë ftesë për kualifikueset e “Botërorit 2026”, specifikisht ndaj Andorrës më 13 nëntor dhe Anglisë më 16 nëntor. 

anis mehmeti sulmuesi i shqipërisë

Lini një Përgjigje