TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2024, 18:17

Mirlind Daku mbetet në merkato, një tjetër skuadër ruse në gjurmët e sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku mbetet në merkato, një tjetër skuadër ruse

Fillimisht, ishte fjala se nuk do të largohej shpejt nga ekipi. Mirlind Daku është padyshim një hero te Rubini i Kazanit, veçse edhe heronjtë e kanë një çmim, dhe për sulmuesin kuqezi ka interesim.

Mediat ruse informojnë se klubi i Krasnodarit planifikon të marrë 26-vjeçarin nëse shet sulmuesin kryesor të ekipit, Xhoni Kordoba.

Këtë e thotë gazetari rus, Ivan Karlov. Babai i Dakut deklaroi disa ditë më parë se djali i tij nuk do ta braktisë tani shpejt Rubinin, por transferimi mund të ndodhë në janar.

Besohet se Rubini do të kërkojë rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, dhe ky do të ishte një përfitim i madh për klubin.

Kjo sepse Rubini e mori Dakun vetëm për 1.2 milionë euro nga Osijeku i Kroacisë. Sulmuesi kuqezi është futbollisti më i mirë i ekipit të trajnerit Rahimov, duke pasur 5 gola dhe 3 asistë në 7 ndeshje të Premier Ligës së Rusisë, ndonëse për momentin është i dëmtuar. Ai nuk është grumbulluar në kombëtare në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës më 7 shtator në “Epet Arena” dhe më 10 shtator në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë.

mirlind daku sulmuesi shqiptar krasnodar

Lini një Përgjigje