TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2025, 20:56

Mirlind Daku “gjahtar” goli, sulmuesi kuqezi gjen rrjetën pas 2 muajsh dhe i jep fitoren Rubinit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku “gjahtar” goli, sulmuesi kuqezi gjen rrjetën pas 2

Mirlind Daku ka lënë sot përsëri shenjën e tij në fitoren e Rubin Kazan, teksa i ka siguruar tre pikët me golin e shënuar në minutën e 90 ndaj FK Rostov.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shënonte që në muajin mars me fanelën e skuadrës së tij në kampionatin rus, por sot ka qenë pikërisht momenti i tij. Dhe ishte një nga ata gola që kujtohen gjatë, pasi erdhi në minutën e 90 të sfidës.

Daku u tregua i aftë të gjuante me kokë pas një goditje këndi dhe të shënonte golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së Rubin Kazan që mbetet në zona të rehatshme në klasifikimin e kampionatit rus.

Ky ishte goli i 12 i Dakut në këtë kampionat, ku ai ka dhënë edhe 6 asiste me fanelën e skuadrës së Rubin Kazan.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan

Lini një Përgjigje