
Interi mposhti Torinon 2-0 dhe shpreson te titulli. Një tjetër gol, sërish nga pika e bardhë, sërish me qetësi “olimpike” dhe i saktë për të mposhtur një portier që është 1.92 metra i gjatë. Po flasim për Kristjan Asllanin dhe rrjeta që sonte shënoi ndaj Sergej Milinkoviç Saviç, pse jo për të shërbyer për një ogur të mirë në kuadër edhe të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”.
Për Asllanin ishte një penallti e shndërruar në gol për golin e tretë këtë sezon, teksa të parin e shënoi në Kupën e Italisë, ndërsa i dyti erdhi ndaj Veronës javën e shkuar.
Sot, në Torino, në një stadium si pellg pas shiut të dendur dhe që vazhdoi edhe gjatë ndeshjes, ishte Taremi ai që dribloi Milinkoviç Saviç duke fituar penallti dhe ishte shqiptari ai që sërish iu dha topi për të goditur dhe për të shënuar golin e dytë pasi Zalevski kishte shënuar të parin dhe pasi Torino gjithashtu e vuri në vështirësi mbrojtjen zikaltër dhe portieri Martinez bëri gjithashtu një super pritje.
Një Inter me rotacione, edhe duke ditur dëmtimet, problemet fizike dhe sidomos lodhjen e 120 minutave ndaj Barcelonës.
Lini një Përgjigje