TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2025, 18:24

Tripleta e Mbape nuk mjafton, Barcelona mposht me “poker” Realin dhe vendos njërën dorë te titulli kampion

Shkruar nga Pamfleti

Tripleta e Mbape nuk mjafton, Barcelona mposht me “poker” Realin dhe

Barcelona ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion duke arritur të mposhtë Realin e Madridit me “manita” 4-3. Katalanasit shkojnë +7 nga madrilenët pas kësaj fitoreje, duke u afruar më shumë me titullin.

Ndeshja nisi shumë mirë për madrilenët me dy gola të shënuar nga Mbape në minutën e 5 me penallti dhe në minutën e 14 dyfishoi shifrat, por më pas erdhi reagimi i frikshëm i skuadrës së Flik.

Garsia në minutën e 19, Jamal në minutën e 32 dhe Rafinja në minutat 34 dhe 35 përmbysën gjithçka për vendasit.

Spektakli vazhdoi në pjesën e dytë, me të dyja skuadrat që patën disa raste për të shënuar, por ishte Mbape që ka fiksuar shifrat në 4-3 në minutën e 70.

barcelona real madrid la liga

Lini një Përgjigje