TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2025, 17:21

E aktivizoi titullar, por trajneri i Renxhërsit çudit me vendimin për Bajramin

Shkruar nga Pamfleti

E aktivizoi titullar, por trajneri i Renxhërsit çudit me vendimin

Nedim Bajrami kishte javë që nuk preferohej për dy ndeshje radhazi titullar. Trajneri i Rejnxhërs, Berri Ferguson, e aktivizoi sot ndaj Aberdenit, pasi kishte bërë të njëjtën gjë me Sëlltikun.

Tekniku i Rejnxhërs ka çuditur më pas me vendimin e tij. Me fillimin e pjesës së dytë, Bajrami mbeti në dhomat e zhveshjes. Skuadra e tij fitoi në fund 4-0.

Mesfushori i Kombëtares u afrua te Rejnxhërs në verën e kaluar. Këta të fundit derdhën rreth 3.5 milionë euro në arkën e Sasuolos.

26-vjeçari nuk ka kaluar një periudhë të mirë nga janari. Kjo pasi në mjaft pak ndeshje është aktivizuar nga minuta e parë.

nedim bajrami mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje