
Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin e ri në Rusi, ku është pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Qendërsulmuesi shqiptar, ka shënuar që në ndeshjen e parë të kampionatit, që skuadra e tij zhvilloi në transfertë ndaj Pari NN.
Vendasit gjetën rrjetën që në minutën e tretë të sfidës, por me aksionin e parë që krijoi Rubin Kazan, ishte pikërisht Daku ai i cili që dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat për ekipin e tij.
Në këtë edicion, Daku mban numrin 10 në fanelë me Rubin Kazan dhe pavarësisht zërave që e kanë parë atë të lëvizë drejt kampionateve më të rëndësishme, duket plotësisht i fokusuar te klubi rus dhe paraqitjet sa më të mira me të.
Sa i përket sezonit të shkuar, Daku e mbylli edicionin duke u renditur në vend të shtatë të listës së golashënuesve, me 10 gola dhe 4 asist në 28 ndeshje.
1-1 Daku pic.twitter.com/eDIEe1iyQf
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024
Lini një Përgjigje