
Eduard Iordanesku nuk është më trajner i Rumanisë. Lajmin e ka dhënë vetë tekniku, duke njoftuar largimin pas 28 ndeshjesh në krye të kësaj përfaqësuesje.
“Misioni im ka përfunduar!,”- ishin fjalët e 46-vjeçarit rumun, ditën e sotme. Kjo kombëtare do të nisë nga puna shumë shpejt, për gjetjen e trajnerit të duhur, për të dërguar skuadrën drejt rezultateve të rëndësishme.
Me Iordaneskun në krye, ekipi mori mesatarisht 1.43 pikë për ndeshje.
Kujtojmë se skuadra mori pjesë në Europianin e Gjermanisë, ku u renditën të parët në grupin E me 4 pikë, po aq sa Belgjika, Ukraina dhe Sllovakia.
Në raundin e 1/8, Rumania u eliminua nga Holanda, pasi u mposhtën me rezultatin e pastër 0-3 në ndeshjen e cila u luajt në “Allianz Arena“ të Mynihut.
Lini një Përgjigje