
Alen Sherri do të jetë portieri më i ri i Kaljarit. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka vendosur të largohet nga Egnatia për të nisur një aventurë të re në Serinë A.
Sherri do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, por do të ketë edhe opsionin e rinovimit me 1 vit tjetër. Ndërkohë Egnatia do të përfitojë rreth 300 mijë euro nga shitja e portierit shkodran.
Ky i fundit mezi po pret që të bashkohet me skuadrën nga Sardenja. Madje dashurinë dhe ‘flirtin’ me klubin e ka filluar që tani. 26-vjeçari ka shtuar në Instagram faqen zyrtare të Kaljarit, por edhe dy faqe tifozësh, duke dhuruar dashuri para transferimit zyrtar.

Lini një Përgjigje