TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2024, 17:01

Emanuela Rusta shkruan historinë, gjyqtarja shqiptare do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalet e Europianit të femrave

Shkruar nga Pamfleti

Emanuela Rusta shkruan historinë, gjyqtarja shqiptare do të

Emanuela Rusta do të hyjë në histori këtë të mërkurë. Gjyqtarja shqiptare, e cila prej vitesh mban stemën e FIFA-s, është caktuar nga UEFA që të drejtojë gjysmëfinalet e Europianit U-19 për femra.

FSHF ka bërë të ditur se Rusta është caktuar që të drejtojë një prej dy ndeshjeve gjysmëfinale të aktivitetit që po zhvillohet në Lituani. Do të jetë pikërisht takimi Holandë–Francë ai që do të vendosë drejtësi arbitrja shqiptare. Asistentet e saj do të jenë Fie Brun dhe Xhulia Tempestilli. Në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperoti, ndërsa Marta Frias Açedo do t’i vijë në ndihmë arbitres kryesore, Emanuela Rusta nga dhoma e VAR-it.

Emanuela Rusta ka gjykuar ndeshje në arenën ndërkombëtare si në Ligën e Kampioneve për femra, ashtu edhe në ndeshjet kualifikuese europiane. Por tashmë ajo do të drejtojë për herë të parë në gjysmëfinalet e fazës finale të një turneu.

emanuela rusta gjyqtarja shqiptare

Lini një Përgjigje