TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2024, 17:41

Formula 1/ McLaren dominon në Hungari, Piastri fiton garën e parë në karrierë!

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ McLaren dominon në Hungari, Piastri fiton garën e parë

Gara e Formula 1 ka dhuruar spektakël këtë fundjavë. McLaren ka arritur një fitore të dyfishtë në Çmimin e Madh të Hungarisë, me pilotët e saj që zunë vendin e parë dhe të dytë.

Oscar Piastri preu i pari vijën e finishit, duke arritur fitoren e tij të parë në karrierë në Formulën 1. Australiani la pas shokun e skuadrës, Lando Norris dhe britanikun e Mercedesit, Lewis Hamilton.

Pesëshen e parë e mbyllën Charles Leclerc me Ferrari dhe Max Verstappen me Red Bull. Kampioni në fuqi i botës pati një aksident me Hamilton, ndërkohë që po luftonte për podiumin, aksident që e zbriti në vendin e pestë.

Lini një Përgjigje