TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2024, 20:49

Beshiktashi shkëlqen me “manita“ në miqësore, Milot Rashica realizon dopietë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi shkëlqen me “manita“ në miqësore, Milot

Skuadra e Beshiktashit triumfoi me rezultatin 5-1 në miqësoren e zhvilluar ndaj austriakëve të Grazer, në duelin ku spikati shqiptari i Kosovës, Milot Rashica. 

Ky i fundit realizoi dopietë. Rashica fillimisht shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 20 dhe më pas një gol nga zona e 16-metërshit në minutën e 51.

Lojtari “Dardan” u aktivizua titullar në këtë miqësore, teksa duket në formë mjaft të mirë para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Sa i përket Ernest Muçit, ai nuk u preferua nga trajneri nga minuta e parë. 

beshiktash milot rashica sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje