TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2024, 20:04

Gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike, 19-vjeçarja konsumonte alkool dhe duhan

Shkruar nga Pamfleti

Gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike,

Shoko Miyata, 19-vjeçe, kapitenia e ekipit japonez të gjimnastikës artistike është përjashtuar nga ekspedita olimpike dhe nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit për shkak të konsumimit të duhanit dhe alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kampit stërvitor të Kombëtares në Japoni, ku me ligj ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit para se të mbushin moshën 20-vjeç.

Me miratimin e saj dhe pas shumë diskutimesh, u vendos që të tërhiqej nga Lojërat Olimpike”, u tha gazetarëve në Tokio, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Gjimnastikës së Japonisë, Kenji Nishimura.

Lojërat Olimpike do të zhvillohen në Paris dhe startojnë më 26 korrik dhe do të përfundojnë më 11 gusht.

shoko miyata gjimnastja japoneze

Lini një Përgjigje