TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2024, 15:23

Hidhet shorti i turit të 3 të Ligës së Konferencës, Egnatias i “buzëqesh” fati; Partizani mund të ndeshet me skuadrën e Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti

Hidhet shorti i turit të 3 të Ligës së Konferencës,

UEFA ka hedhur sot në Nion të Zvicrës shortin për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, teksa dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Partizani janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik (Islandë), do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni).

Hidhet shorti i turit të 3 të Ligës së Konferencës,

Partizani ka përballë skuadrën Iberia 1999 (Gjeorgji) në fazën e dytë dhe në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi) – La Fiorita 1967 (San Marino).

Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 8 gusht, ndërsa ato të kthimit më 15 gusht.

Hidhet shorti i turit të 3 të Ligës së Konferencës,

Ndërkohë Ballkani do të sfidojë Larne FC (NIR), ndërsa Struga nëse kalon në fazën tjetër do të duelojë me fituesin e çiftit  FC Differdange 03 (LUX)/ FC Ordabasy (KAZ). Kundërshtarë i vështië për Deçiç, ku nëse kalon në turin e 3-të do të sfidojë gjigantët filandez të HJK Helsinki.

egnatia partizani liga e konferencës

Lini një Përgjigje