TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2024, 16:17

Rei Manaj zbarkon Turqi, pritja madhështore që i bëjnë tifozët e Sivasporit në aeroport (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj zbarkon Turqi, pritja madhështore që i bëjnë

 

Rei Manaj do të vijojë karrierën te skuadra e Sivasporit, aty ku me golat e tij u shndërrua në një beniamin të tifozëve. Sulmuesi shqiptar ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45 në aeroportin e Sivas, ku iu rezervua një pritje elektrizuese nga tifozët bardhekuq.

Me të zbritur në aeroport, sulmuesi është surprizuar nga tifozët. Këta të fundit i bënë një pritje madhështore lushnjarit, i cili është kthyer në “idhullin” e tyre në sezonin e kaluar. Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa i uron mirë se ardhjen lushnjarit.

Mirë se erdhe mbret i Sivas” ka shkruar klubi në rrjetet sociale.

U përfol shumë për një largim të Manajt, drejt ndonjë kampionati më elitar, por mesa duket sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka vendosur të vijojë karrierën për të paktën edhe 1 sezon te skuadra turke. 

Në edicionin e kaluar, Manaj u shndërrua në një hero te Sivaspori ku arriti të shënonte plot 18 gola në 33 ndeshje të zhvilluara në kampionat, si dhe regjistroi edhe 3 asiste. 

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje