
Pas humbjes 3- përballë Kilit të premten, kombëtarja kuq e zi, të hënën në orën 19.00, zbret në fushë për një ndeshje tjetër miqësore, atë ndaj Suedisë.
Kuqezinjtë dëshirojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe do kërkojnë të bëjnë diçka të tillë, që në takimin që do mbahet në “Friends Arena”.
Para takimit, në konferencë për shtyp, përveç Sylvinhos, doli edhe mesfushori Ylber Ramadani, i cili parnoi lojën e dobët përballë Kilit, por shtoi se ndihen të motivuar për ndeshjen përballë Suedisë.
“Po luajmë ndaj një rivali me nivel të lartë. Atmosfera është fantastike, jemi të bashkuar. E dijmë që nuk luajtëm mirë me Kilim, por japim maksimumin nesër. Nesër na duhet të ndryshojmë qasje
Suedi rival fizik, ka ndonjë problem? Ne i kemi zgjedhur këto ndeshje, bashkë me trajnerin, si të duhurat. Ne kemi ekip të mirë. Suedia janë të fortë, nesër futemi për të bërë futbollin tonë”, tha ai.
Lini një Përgjigje