
Pirs Morgan është një gazetar, prezantues televiziv dhe personalitet mediatik britanik, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, shpesh provokues dhe pikëpamjet kontraverse, dhe tani ai ka njoftuar një intervistë të madhe me të famshmin Kristiano Ronaldo.
Vetëm fragmente nga ajo intervistë janë publikuar. Në një bisedë me Ronaldon, ai citoi Uejn Runin, i cili tha se mendonte se Lionel Mesi ishte një lojtar më i mirë se ai. Ronaldo bëri një pauzë.
“Nuk pajtohem. Nuk dua të jem aspak modest”, u përgjigj Ronaldo. Kristiano Ronaldo pushoi së qeni “thjesht” një futbollist shumë kohë më parë. Ai është një fenomen global, një markë, një atlet që ka tejkaluar të gjitha limitet e vendosura më herët.
Lini një Përgjigje