
Bazeli dhe Steaua e Bukureshtit do të përballen këtë të enjte në kuadër të raundit të 4 të Ligës së Europës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park”, nis në orën 18:45.
Tashmë, UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje. Ai grup do të përbëhet nga 5 shqiptarë, të cilët “braktisin” Superiores për arenën ndërkombëtare.
Kryesori i kësaj sfide do të jetë gjyqtari i mirënjohur, Juxhin Xhaja. Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë, Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Ndërsa në rolin e arbitrit të 4, është emëruar, Olsion Yzeiraj.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Xhajës do të vijnë, italiani Mikael Fabri dhe shqiptari tjetër, Kreshnik Barjamaj.
Bazel-Steaua:
Arbitër: Juxhin Xhaja
Asistenti 1: Arbër Zalla
Asistenti 2: Rejdi Avdo
Gjyqtari i katërt: Olsion Yzeiraj
VAR: Mikael Fabri (Itali)
AVAR: Kreshnik Bajramaj
Vëzhgues: Darko Çeferin (Slloveni)
Delegat: Milovan Dukanoviç (Mali i Zi)
Lini një Përgjigje