Liverpuli ka mposhtur Totenhemin me rezultatin 4-3 në “Anfield” në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 të Premier Ligës.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga vendasit, ekzaktësisht në minutën e 3. Pas dy minutash nga goli i parë, Diaz dyfishoi shifrat. Në minutën e 15, Salah trefishoi shifrat duke shtangur “Spërsat”. Ndërsa goli i parë për miqtë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 39 të sfidës, Herri Kejn nuk gaboi duke shkurtuar diferencën.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e trefishtë të të kuqve. Në pjesën e dytë miqtë arrin të shënonin dy gola, me Heung Min Son dhe Riçarlison. Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazim, në minutën e fundit të kohës së shtesë Diogo Jota shënoi golin e fitores.
Me këtë triumf, Liverpuli ngjitet në vendin e 5 me 56 pikë dhe Totenhemi renditet në vendin e 6 me 54 pikë.
Lini një Përgjigje