PSG ndal serinë e fitoreve radhazi në kampionat, duke regjistruar një humbje që mund të komplikojë përsëri rrugëtimin e skuadrës kryeqytetase në kampionat. Pariesienët janë mundur në shtëpi nga Lorio në një sfidë që është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga vërshëllimat dhe kontestimet e tifozëve të tyre.
Goli i Lë Fe që në minutat e para vështirësoi sfidën, ashtu si edhe kartoni i kuq i marrë nga Hakimi kur regjistrohej vetëm minuta e 20 e duelit.
Mbape vendosi baraspeshën me një gol qesharak, pasi portieri kundërshtar kujtoi se kishte faull dhe i hodhi topin te këmbët sulmuesit, i cili e çoi në portën e boshatisur.
Por Jongua i dha avantazhin miqve para fundit të pjesës së parë, ndërsa Dieng në mbyllje të sfidës vulosi fitoren 3-1 të Lorio, i cili i jep kështu një mundësi ndjekësve të PSG-së që të rrezikojnë kryesimin e kampionëve në fuqi.
Lini një Përgjigje