TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2023, 17:08

Kukësi dhe Teuta nuk “ndezin”, verilindorët dhe ‘Djemtë e Detit” ndajnë pikët

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi dhe Teuta nuk “ndezin”, verilindorët dhe

 
Në “Kukës Arena”, Kukësi dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola, në ndeshjen e vlefshme për qendrimin në elitë. Frika e madhe për të mos humbur bëri që skuadrat të jenë tejet të kujdesshme, në një sfidë ku mungoi konkretizimi. 

Pas çerek ore lojë, Kallaku provoi nga goditja e dënimit, por pa mundur dot të gjente portën. 

Verilindorët iu afruan shumë golit në minutën e 33. Ishte Gjelbrim Taipi që vendosi në provë Qirkon me një gjuajtje nga distanca, por portieri i tha jo, duke devijuar topin në këndore. 

Sërish “gardiani” Qirko ishte protagonist pak më vonë me një pritje ndaj Muratit. 

Sherif Kallaku shkaktoi drithërima në fillimin e pjesës së dytë me një perlë nga larg, por goli s’po vinte. 

Në minutën e 70, djemtë e Hallaçit “flirtuan” sërish me golin e epërsisë, Gjelbrim Taipi gjeti shtyllën, ndërsa në po të njëjtin aksion,h Basa nuk shfrytëzoi siç duhet topin e kthyer, duke dërguar sferën jashtë. 

Sa i takon tabelës, kuksianët janë në vendin e 8 me 37 pikë. Në krahun tjetër, durrsakët janë të pozicionuar në vendin e 6 me 39 pikë. 

kukësi teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje