TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2023, 16:38

“Ndalohen çakmakët”, skena çmendurie në stadium, tifozi nxjerr motosharrën dhe shkatërron tribunën e stadiumit, lëndohen disa policë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ndalohen çakmakët”, skena çmendurie në

Çudirat nga tribunat nuk kanë fund, por në Tunizi është e tepërt kjo që ka ndodhur në Ligën e Kampioneve për Afrikën. Në një ndeshje kur në stadium nuk lejohen çakmakët, policisë i ka shpëtuar një… motosharrë. 
 
Një incident i papreçedentë ka ndodhur në ndeshjen Esperance Tunis-Kabilie. Tifozëria vendase ishte duke shijuar ndeshjen në pjesën e parë dhe gjithçka ishte në qetësi, deri në momentin kur disa tifozë nisën të shkaktonin trazira në stadium. 

Njëri prej tyre, ka nxjerrë edhe një motosharrë dhe ka nisur të shkatërrojë rrethimin e stadiumit. Sakaq, një nga pjesët e tribunës është përfshirë edhe nga flakët. Ndërkohë, skuadra e tyre arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, falë barazimit 1-1, pasi kishte fituar 0-1 ndeshjen e parë. 

Sipas radios “Mosaïque” dhe dëshmive të tjera, tifozët e Esperance u përpoqën të futeshin në fushë pas pjesës së parë, por policia ndërhyri dhe shpërthyen përleshjet. Tifozët përmbysën kazanët e plehrave në anët e stadiumit “Olimpik Rades” dhe shkaktuan zjarr në një korridor daljeje. 

Një fotograf i AFP-së pa skena të plaçkitjeve në tribuna dhe gjuajtjen me bomba gazi lotsjellës, që mbuluan stadiumin me tym të dendur. Disa policë janë lënduar nga predha. 

Pamjet e drejtpërdrejta të mediave në Facebook treguan një zjarrfikës në veprim për të shuar zjarrin. Pas orës 21:45 (20:45 GMT), ndeshja më në fund mundi të rifillonte përballë tribunave praktikisht të zbrazëta në anën e Esperance. Klubi tunizian pothuajse menjëherë shënoi golin e parë dhe u kualifikua. 

esperance tunis kabilie tifozët afrikanë

Lini një Përgjigje