TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2023, 17:29

Napoli zhgënjen tifozët, Salernitana i prish festën e titullit “Axurrëve”

Shkruar nga Pamfleti

Napoli zhgënjen tifozët, Salernitana i prish festën e titullit

Napoli ka marrë një barazim 1-1 ndaj Salernitanës, dukë shtyrë për javën tjetër titullin kampion. 
Sot mjaftonte një fitore për të marrë matematikisht Skudeton, por skuadra e drejtuar nga Spalleti ka bërë hapin fals. 

Napolitanët shënuan me Oliveran pas 60 minutash lojë dhe në stadium shpërtheu festa, me tifozët që po prisnin me padurim të përfundonte takimi për të hapur shampanjën. 

Nuk ndodhi kështu, pasi Dia u prishi planet. Goli i tij në minutat e fundit vendosi ekuilibrat përfundimtar në 1-1.

Napoli ka 79 pikë, 18 pikë më shumë se Lacio. 

Tifozët e Napolit kishin nisur festën në të gjithë rrugët e qytetit, por tashmë duhet të presin ditën e enjte për të zyrtarizuar titullin në ndeshjen e radhës ndaj Udinezes në transfertë. 

napoli salernitana seria a

Lini një Përgjigje