
Bajerni i Mynihut ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Hertën e Berlinit, duke përfituar në maksimum pas gabimit të Dortmundit.
Ndeshja rezultoi më e komplikuar se ç’pritej. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 70 nga Gnabri, ndërsa pak minuta më vonë, Koman dyfishoi shifrat. Kështu, ekipi i Tomas Tuhel kryeson kampionatin me një pikë më shumë se verdhezinjtë e Dortmundit.
Ndeshja e radhës e bavarezëve është në transfertë ndaj Verder Bremenit. Synimi janë vetëm 3 pikët, për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion në Bundesligë.
Protestat te Dortmundi nuk shuhen pas barazimit të djeshëm 1-1 ndaj Bokumit. Ndeshja në fakt u karakterizua nga një episod arbitrimi, i cili zgjoi zemërimin e xhelozëve, të cilët dje u futën edhe për të shprehur kundërshtimin e tyre në dhomën e zhveshjes së arbitrit.
Në minutën e 65, në rezultatin 1-1, Soares, tashmë i ndëshkuar, rrëshqiti tek Adajemi. Duhet të ishte një penallti me kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e Bokumit, por arbitri e la të kalonte dhe VAR-i nuk
ndërhyri.
Sot shoqata e arbitrave gjermane ka lëshuar një deklaratë zyrtare për këtë çështje: “Lojtari i Bokumit nuk luan topin, ai vetëm godet kundërshtarin dhe e rrëzon atë. Ishte një faull dhe rrjedhimisht një penallti, siç tregojnë pamjet televizive”. Një gabim që mund t’i kushtojë shumë, ndoshta edhe titullin, Dortmundit.
Lini një Përgjigje